Sport

Interi tërhiqet nga Danilo

Descriptive Text

Skuadra e Interit është tërhequr nga gara për mbrojtësin e Manchester Cityt, brazilianin Danilo.

Sajti italian "Calciomercato" ka raportuar të mërkurën se arsyeja e tërheqjes së Interit është kërkesa e lartë e Cityt për lirimin e Danilos, transmeton Koha Ditore.

Edhe pse Danilo ka arritur marrëveshje me Interin, skuadra angleze po kërkon të paktën 35 milionë euro dëmshpërblim, dhjetë milionë më shumë se që ka ofruar Interi.

Danilo 27-vjeçar, edicionin e fundi ka regjistruar 22 paraqitje për Cityn në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2022 kurse karrierë ka bërë edhe te Real Madridi, Porto, Santosi e America-MG. Danilo ka edhe 22 paraqitje me Përfaqësuesen e Brazilit.