Sport

Caparros largohet nga Sevilla

Joaquin Caparros është larguar nga posti i trajnerit të Sevillas, por do të qëndrojë si pjesë e stafit teknik.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i La Ligas spanjolle të mërkurën, transmeton Koha Ditore.

Caparros 64-vjeçar, që ishte emëruar për herë të tretë si trajner i Sevillas në mars, është takuar me presidentin Jose Castro gjatë udhëtimit pas-sezonal në Tanzani ku është marrë vendimi.

"Nga stinori 2019/20, trajneri aktual do të marrë një rol të rëndësishëm në stafin teknik të Sevillas, që do të drejtohet nga Monchi", ka thënë klubi në komunikatë.

Klubi nuk ja jep detaje se cili do të jetë trajner i ri.