Sport

De Gea refuzon kontratën e re

Portieri spanjoll ka refuzuar edhe ofertën e fundit të Manchester Unitedit për kontratën e re, duke paralajmëruar largimin gjatë kësaj vere nga "Old Traffordi".

Tabloidi anglez "The Sun" të mërkurën ka bërë të ditur se De Gea po kërkon pagë javore prej 350 mijë funteve për të firmosur kontratën e re, në të kundërtën nuk do të qëndroj në klub, transmeton Koha Ditore.

Aktualisht, De Gea ka kontratë me Manchesterin deri në vitin tjetër kurse është pjesë e ekipit prej vitit 2011 kur u transferua nga Atletico Madridi për 25 milionë euro.

Në edicionin e fundit, De Gea ka regjistruar 47 paraqitje për Manchesterin. Skuadra nga Franca, PSG me kujdes po e përcjellë situatën e De Geas te Manchesteri.