Sport

Conte fiton betejën ligjore ndaj Chelseat, përfiton 10.3 milionë euro

Trajneri italian, Antonio Conte ka fituar betejën ligjore kundër Chelseat, me ç’rast do të përfitojë 10.3 milionë euro kompensim nga klubi anglez.

The Times raporton se një gjykatë e arbitrazhit të menaxherëve në Premier League vendosi në favor të Contes, transmeton Koha.net.

Megjithatë, rasti mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë nëse Chelsea refuzon të kryejë sërish këtë pagesë.

Klubi londinez e kishte shkarkuar Conten në verën e vitit të kaluar, një vit para se kontrata e tij t’i skadonte, dhe avokatët e tij argumentuan se ai duhej të kompensohej me 10.3 milionë euro, përveç nëse ai merrte ndonjë punë tjetër.

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich kishte paguar mbi 80 milionë euro kompensime për trajnerët e shkarkuar, që kur e kishte blerë klubin më 2003.

Conte, ishte trajneri i nëntë në epokën e Abramovichit që u shkarkua, derisa i liroi vendin Maurizio Sarrit që gjithashtu duket se nuk ka të ardhme të sigurt në stolin e klubit anglez.

Dhe ish-trajneri i Juventusit, Conte pritet që këtë verë të marrë drejtimin e Interit.