Sport

Challandes nesër publikon listën, dy ndryshime te Kosova

Descriptive Text

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, të mërkurën pasdite do ta bëjë publike listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Në listën që do të bëhet publike në faqen zyrtare të Federatës, do të ketë disa ndryshime. Për herë të parë do të ftohet Florent Hadërgjonaj, kurse pas disa vjetësh rikthehet Anel Rashkaj, transmeton KTV.

Kosova do të grumbullohet në Prishtinë më 2 qershor për dy ndeshjet që i luan në udhëtim atë kundër Malit të Zi që e zhvillon më 7 qershor, kurse ndaj Bullgarisë pas tri ditësh.