Sport

Unitedi arrin marrëveshje për Jamesin

Manchester Unitedi ka arritur një marrëveshje 15 milionë funtesh (17 milionë euro) me Swansea Cityn për Daniel Jamesin, raporton "Daily Mail".

Reprezentuesi i Uellsit ka qenë një nga shënjestrat kryesore të Unitedit për afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi anësor ka luajtur 38 ndeshje me Swansean stinorin e kaluar, duke shënuar pesë gola dhe asistuar dhjetë sosh.

Për Jamesin 21-vjeçar ishin interesuar edhe Brightoni, Evertoni e Newcastle Unitedi, mirëpo Manchester Unitedi ka fituar garën.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka nisur rinovimin e skuadrës.