Sport

Romës i ofrohet Perini

Descriptive Text

Romës i është ofruar mundësia për të transferuar portierin e Juventusit, Mattia Perin, njofton "La Repubblica".

Roma e kërkon Perinin si portier të parë, pasi Robin Olsen pritet të largohet.

Ish-portieri i Genoas, Perin iu bashkua Juventusit verën e kaluar, por ka pasur vetëm nëntë paraqitje me skuadrën kampione të Italisë.

Perin 26-vjeçar si rrjedhojë po shqyrton të ardhmen e tij në Torino, por ai është i interesuar të mbetet në futbollin italian.

Perin te Juventusi është vetëm zëvendësues i polakut Wojciech Szczesny. Kontrata e Perinit me Juventusin skadon në verën e vitit 2022.