Sport

Klopp pret më shumë nga Shaqiri

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, pret nga Xherdan Shaqiri më shumë se që lojtari kosovar ka shfaqur këtë edicion.

Klopp ka folur për lojtarët në një intervistë për sajtin e Liverpoolit, ndërsa ka përmendur edhe Shaqirin.

"Lojtarët si Fabinho dhe Shaqiri janë pjesë shumë e rëndësishme e ekipit. Por ata nuk janë në nivelin më të mirë të tyre. Ata kanë bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e tyre. Rrugëtimi nuk ka përfunduar", ka thënë Klopp, transmeton Koha Ditore.