Sport

Blanc trajner i mundshëm i Barcelonës

Barcelona raportohet se po e mendon Laurent Blancun si zëvendësues të Luis Enriques.

Trajneri spanjoll do të largohet nga posti te Barça gjatë kësaj vere, pasi ka pranuar se i duhet pak pushim pas punës në Camp Nou.

Ernesto Valverde është përmendur si trajner i mundshëm, megjithëse 53-vjeçari ka mohuar zërat për një kalim te kampioni spanjoll.

Sipas Catalunya Radio, përfaqësuesit e Blancut dhe Barcelonës janë takuar gjatë kësaj jave për zëvendësimin e mundshëm të Enriques.

Blanc, i cili luajti për Barcelonën gjatë sezonit 1996-97, fitoi 11 trofe si trajner i Paris Saint-Germainit.