Sport

Golden State Warriors për herë të pestë rresht në finalen e NBA-së

Golden State Warriors ka siguruar finalen e pestë rresht të NBA-së pas fitores 119:117 në vazhdime ndaj Portland Trail Blazers.

Stephen Curry dhe Draymond Green shkëlqyen me dyshifrorë të trefishtë për të çuar në 4 me 0 serinë finale të Perëndimit.

Në finale, GSW do të përballet me Milwakuee Bucks ose Toronto Raptors.

Golden State i bashkohet Bostonit (1957-66) si skuadra e vetme që arriti pesë herë rresht finalen e NBA-së.