Sport

Rexha falënderon Prishtinën pasi Feronikeli fitoi titullin

Image

Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha, ka falënderuar Prishtinën për luftën që ka bërë deri në xhiron e fundit për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.

Feronikeli fitoi titullin e tretë kampion në Superligë pasi në xhiron e fundit, në ndeshjen vendimtare, mposhti Prishtinën 1 me 0 në duelin direkt për titull.

“Me të vërtetë është një kënaqësi e madhe duke e marrë parasysh se deri në fund s’ishim të gëzuar për titull. E falënderojmë Prishtinën për luftën që ka bë, lojën fer dhe korrekte. Dëshmoi që është skuadër e madhe. Ua urojmë fitoren tifozëve. Ishim më këmbëngulës për të arritur golin duke ditur rrezikun”, ka thënë Rexha për “Supersport” pas takimit.

Ai ka thënë se meritat më të mëdha për këtë titull i ka presidenti i klubit, për çka ka thënë se shpreson që Kosova të ketë sa më shumë donatorë që e ndihmojnë futbollin.

Në anën tjetër, golashënuesi i vetëm i kësaj “finaleje”, Yll Hoxha, ka thënë se i vjen keq për ish-skuadrën e tij Prishtinën, por i vjen mirë që tash fitoi titullin me Feronikelin.

“Kam shumë respekt të madh për Prishtinën. Jam rrit aty. Respekt. Më erdh keq për ta, por më erdhi mirë për ekipin tim. Dua t’ia dedikoj golin familjes sime dhe djalit tim”, ka deklaruar ai.