Sport

Roma rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve

Roma nuk ka arritur të arkëtojë pikët plota në udhëtim te Sassuolo, gjë që mund ta lë jashtë Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, duke ndarë kështu pikët me rezultat 0-0, transmeton Koha.net.

Roma krijoi më tepër raste shënimi, por pa efikasitet.

Në vendin e pestë Roma ka 63 pikë, derisa Sassuolo në vendin e 10 ka 43 pikë.