Sport

Zidane: Bëj atë që dua, në të kundërtën largohem

Foto: Reuters

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se ai kontrollin e gjithçka, pasi në të kundërtën do të largohej sërish.

Zidane i ka siguruar fansat se do të jetë pikërisht ai që do ta ketë fjalën e fundit se kush do të jetë numri një i portës së Realit në sezonin e ardhshëm, Keylor Navas apo Thibaut Courtois, transmeton Koha.net.

“Do të jem i qartë se kush do të luajë kur të fillon sezoni i ardhshëm. Është vendimi im. Kush mendoni se po udhëheq me këtë klub? Është i pastër si uji: unë jam trajneri, gjithmonë do të bëj çfarë të dua dhe nëse nuk mundem atëherë do të largohem. Kjo është e qartë”, ka deklaruar Zidane, raporton Goal.

Ai ka shtuar tutje se për transferime ka edhe njerëz të tjerë me të cilët duhet të bashkëpunojë, por ka bërë të qartë se kush luan në skuadër është i tërë vendimi i tij.