Pep Guardiola ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City, derisa ka theksuar se s’do të bashkohet me ndonjë klub italian, rrjedhimisht as me Juventusin.
Juventusi sot ka konfirmuar se nga sezoni i ardhshëm Allegri s’do të jetë trajner i skuadrës, dhe një nga synimet e “Zonjës së Vjetër” raportohet të jetë edhe Guardiola, transmeton Koha.net.
“Sa herë duhet të them, nuk do të shkoj në Torino, në Itali. Jam i kënaqur të punoj me këtë klub, me njerëzit këtu. Kjo është si ndihem sot, por futbolli ndryshon shumë. Sezoni tjetër mund të mos jetë kaq i mirë, por do të jem menaxher i Manchester Cityt”, ka thënë Guardiola.
-
17 maj 2019 17:47
-
Shpërndaje në: