Sport

City i kundërpërgjigjet UEFA-s rreth hetimeve për thyerjen e rregullave financiare

Descriptive Text

Manchester City i është kundërpërgjigjur UEFA-s rreth hetimeve që ajo po bën ndaj saj për thyerjen e rregullave financiare,.

BBC Sport gjatë kësaj jave ka raportuar se UEFA ka hapur hetime ndaj Cityt, e mund ta suspendojë nga Liga e Kampionëve për një sezon nëse gjen se ka thyerje të “fair-playt financiar”, transmeton Koha.net.

City rrezikon përjashtimin nga “Championsi”

City thotë se, “është i zhgënjyer, por fatkeqësisht jo i befasuar” – derisa thekson se – “akuzat për parregullsi financiare mbeten plotësisht false”.