Sport

Kapiteni i Kosovës rrezikon paraqitjen kundër Turqisë

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, rrezikon paraqitjen kundër Përfaqësueses së Turqisë, shkruan sot Koha Ditore.

Portieri 28-vjeçar menjëherë pas lëndimit, që e pësoi javën e kaluar, ka nisur rehabilitimin për të qenë gati për ndeshjen kundër Turqisë, që Kosova e zhvillon më 11 qershor në "Loro Boriçi" të Shkodrës, në kuadër të Grupit I eliminator për kampionatin botëror "Rusia 2018".

Ujkani, të mërkurën, për gazetën, ka thënë se lëndimi që ka pësuar mund ta lërë jashtë fushës 45 deri në 60 ditë. Ndeshja Kosova - Turqi, zhvillohet pas 39 ditëve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.