Sport

Hendboll, të mërkurën ndeshjet e dyta gjysmëfinale

Të mërkurën (nesër) luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të plejofit në hendboll. Te hendbollistët, Besa Famgas pritet të sigurojë kalimin në finale.

Kampionia në fuqi, Besa, në ndeshjen e parë kishte mposhtur Vëllaznimin me shifrat 39:10 dhe nuk pritet të ketë telashe për të fituar ndaj Vëllaznimit edhe në Gjakovë, në ndeshjen që nis në orën 19:00. Më shumë rivalitet pritet në Prishtinë ku takohen Prishtina e Kastrioti në orën 18:00, transmeton Koha Ditore.

Ndeshjen e parë në Ferizaj e ka fituar Kastrioti me rezultatin 28:21. Por këto dy skuadra janë takuar edhe në finale të Kupës, që është vendosur vetëm në sekondat e fundit, po ashtu në të mirë të Kastriotit.

Te hendbollistet Istogu vlerësohet favorit ndaj Shqiponjës në Gjakovë. Ndeshja ndërmjet tyre nis në orën 15:00. Istogu e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 35:26. Ndërkohë Prishtina e Vushtrria takohen në orën 16:00. Vushtrria është në epërsi, pasi ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 26:19. Skuadrat me nga dy fitore apo një fitore e një barazim kalojnë në finale.