Sport

Tottenhami afër huazimit të Balet

Descriptive Text

Gareth Bale pritet të kthehet te skuadra e Tottenhamit, por në formë huazimi, ka shkruar të martën gazeta britanike "Daily Mirror".

Uellsiani Bale do të largohet nga Real Madridi këtë verë, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane për edicionin e ri.

Mësohet se Tottenhami është i gatshëm t'i paguajë Real Madridit 13 milionë euro dëmshpërblim për huazimin njëvjeçar të Balet, me detyrim të blerjes së kontratës.

Bale 29-vjeçar, është pjesë e Real Madridit prej vitit 2013 kur u transferua nga Tottenhami për 101 milionë euro.

Bale ka qenë pjesë e Tottenhamit për gjashtë vite. Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka 14 gola e gjashtë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat.