Sport

Zyrtare: De Rossi largohet nga Roma pas 18 vjetësh

Roma ka konfirmuar se karriera e mesfushorit Daniele De Rossi në këtë klub do të përfundojë në fund të sezonit aktual.

De Rossi, që për 18 vjet ka luajtur te Roma, ka pasur 615 paraqitje e ka shënuar 63 gola në të gjitha garat për këtë skuadër.

Ai iu bashkua klubit në vitin 2000 dhe debutoi një vit më pas.

Me klubin, De Rossi ka fituar dy herë Kupën e Italisë dhe një Superkupë.

35-vjeçari ka thënë se do të vazhdojë karrierën diku tjetër.

“Për 18 vjet, Daniele ka qenë zemra e skuadrës së Romës”, ka thënë presidenti i klubit Jim Pallotta. “Që nga debutimi më 2011, e deri te marrja e përgjegjësisë së kapitenit, ai gjithmonë ka përfaqësuar fansat e Romës në fushë me krenari dhe e ka ngritur veten në një nga mesfushorët më të mirë në Evropë”.

De Rossi paraqitjen e fundit për Romën do ta ketë në përballjen me Parman në xhiron e fundit të sezonit.