Sport

Hazardi te Reali zyrtarizohet pas finales së Ligës së Evropës

Foto: Reuters

Sipas mediumit “L’Equipe”, transferimi i Eden Hazardit te Real Madridi është punë e kryer.

Belgu do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Real Madridit pasi që me skuadrën aktuale, Chelsean, të zhvillojë ndeshjen finale të Ligës së Evropës ndaj Arsenalit më 29 maj.

Transferimi pritet të kryhet për një shumë rreth 100 milionë euro.

28-vjeçari ka edhe një vit kontratë me “Blutë”, ndërsa qe një kohë të gjatë është përfolur për largim drejt “Mbretërve”.