Juve me një këmbë në finale, Higuain vendimtar Foto: Reuters

Juve me një këmbë në finale, Higuain vendimtar

03 maj 2017 22:31

Juventusi ka bërë një hap të rëndësishëm drejt finales së Ligës së Kampionëve, pasi sot fitoi në udhëtim te Monaco.

“Bianconerët” fituan me rezultat 0-2 ndeshjen e parë gjysmëfinale, raporton Koha.net.

Fjalën kryesore në këtë takim e pati sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili shënoi të dy golat.

Ai shënoi në minutat 29 dhe 59, pas dy asistimeve nga Dani Alves.

Finalisti do të mësohet pas ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet në Itali.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme