Sport

Guardiola pas triumfit në Premier Ligë falënderon Liverpoolin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka falënderuar Liverpoolin, pasi skuadra e tij u shpall kampione në Premier Ligë për herë të dytë rresht.

Manchester City arriti të shpallej kampion me 98 pikë, vetëm një më shumë se Liverpooli, ndërsa Guardiola ka thënë se pikërisht kjo skuadër ndihmoi Cityn që të rrisë standardin në Premier Ligë.

“Duhet të urojmë Liverpoolin, sigurisht, dhe të falënderojmë sepse na kanë ndihmuar të shtyjmë përpara e të rrisim standardin tonë nga sezoni i shkuar. Një sezon i jashtëzakonshëm për ne”, ka thënë ai pasi mori titullin e radhës kampion.

“Ishte titulli më i vështirë që kam fituar në karrierë. Të marrësh 198 pikë për dy sezone është e mrekullueshme. Për të fituar titullin na u desh të fitonim 14 ndeshje rresht – e dinim që para tre muajsh se s’mund të lëshonim më pikë. Do të jetë edhe më vështirë sezonin e ardhshëm”, ka shtuar ai.