Luke Shaw do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit që pësoi ndaj Swanseas, ka konfirmuar trajneri i Unitedit, Jose Mourinho.
Mbrojtësi anglez ishte larguar pas vetëm nëntë minutave, kurse Mourinho thotë se Shaw është jashtë fushës për këtë sezon, transmeton Koha.net.
“Luke Shaw është jashtë për këtë sezon. Është një lëndim i rëndë, por ende po e presim edhe një mendim të stafit mjekësor dhe të vendosim çfarë të bëjmë. Por, ai është jashtë sezonit, kjo është konfirmuar”, ka thënë Mourinho, raporton Goal.
Përderisa Shaw nuk mund të luajë, Manchesterit nga lëndimi i janë kthyer katër lojtarë, Paul Pogba, Phil Jones, Chris Smalling dhe Eric Bailly.
-
3 maj 2017 22:49
-
Shpërndaje në: