Sport

Dallku viziton në spital Veliun e Llapit, i uron shërim të shpejtë

Foto: Armend Dallku / FB

Armend Dallku i klubit futbollistik Prishtina i ka bërë një vizitë Valmir Veliut të skuadrës së Llapit, i cili gjendet në spital pas një lëndimi që pësoi në ndeshjen e sotme kundër Prishtinës.

Dallku, i shoqëruar edhe nga disa lojtarë tjerë të Prishtinës, i ka uruar shërim të shpejtë Veliut.

“Shërim të shpejtë kampion”, ka shkruar Dallku në fotografinë e postuar në Facebook, raporton Koha.net.

Shërim të shpejtë i kanë uruar Veliut edhe tifozëria prishtinase “Plisat”.

“Ne i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë lojtarit të Kf Llapit Valmir Veliu i cili mbeti i lënduar sot gjatë ndeshjes pas një përplasje në ajër me një lojtar të KF Prishtinës”, shkruajnë “Plisat” në Facebook.

Valmir Veliu u lëndua pas një dueli me Diar Miftarajn e Prishtinës në ndeshjen e sotme, ndeshje të cilën e fituan kryeqytetasit me rezultat minimal prej 1 me 0.