Sport

Rakitiq afër marrëveshjes me Interin

Foto: Reuters

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiq është afër transferimit tek Interi për afatin kalimtar të verës, raporton Mundo Deportivo.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Rakitiq do të transferohet tek Interi përreth 50 milionë euro, transmeton Koha.net.

Në pesë vjet sa është te Barcelona mesfushori kroat ka fituar katër herë La Ligën, katër Kupa të Spanjës dhe Ligën e Kampionëve.

Ai ka shënuar 35 gola në 265 paraqitje me gjigantin katalunas.