Sport

Carvajal jashtë fushës për 3 deri në 4 javë

AS raporton se mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal do të jetë jashtë fushës për 3 deri në 4 javë.

Spanjolli u lëndua në përballjen e djeshme gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit, transmeton Koha.net. Reali e fitoi përballjen e parë me 3-0 në Santiago Bernabeu.

Tani qëllimi kryesor i tij është që të rikthehet, në rast të kualifikimit, për ndeshjen finale në Ligën e Kampionëve që është më 3 qershor.