Sport

Kloppi tregon situatën me lëndime te Liverpooli, zyrtarisht njëri yll s’luan ndaj Wolvesit

Descriptive Text

Jurgen Klopp ka konfirmuar se sulmuesi Roberto Firmino s’do të jetë në dispozicion për sfidën e fundit në Premier Ligë për këtë sezon, atë ndaj Wolvesit.

Megjithatë, ai shpreson se do të ketë në dispozicion treshen Andy Robertson, Jordan Henderson dhe Mohamed Salah, transmeton Koha.net.

Mbrojtësi Robertson dhe kapiteni Henderson kishin pësuar lëndime në sfidën e së martës ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, me mbrojtësin e krahut që kishte lëshuar fushën në pjesën e parë pas goditjeve që kishte marrë nga Luis Suarez.

Derisa Salahu kishte lënduar kokën në ndeshjen ndaj Neëcastle Unitedit, por Klopp optimist se do ta ketë në dispozicion këtë treshe në sfidën e së dielës.