Sport

Bale do të dërgohet në Real B nëse nuk pranon largimin

Gareth Bale do të largohet nga ekipi i parë i Real Madridit për t'u degraduar në ekipin e dytë, nëse nuk arrin të gjejë klub të ri gjatë kësaj vere.

Uellsianit tashmë i është kumtuar lajmi. Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe për këtë arsye do të nxirret në shitje në fund të këtij edicioni. Por ka një problem. Ai ka kontratë deri më 2022 dhe mund të mos pranojë të transferohet diku tjetër, përcjell sot Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Nëse ndodh ky skenar, atëherë klubi do ta dënojë duke e detyruar t'i bashkohej ekipit B, që bën gara në ligën e tretë spanjolle. Në fakt, ai vetëm do të stërvitej, asgjë më shumë.

Drejtuesit e Realit janë nervozuar tej mase me agjentin e Balet, Jonathan Barnett, i cili ditë më parë ka insistuar se klienti i tij do të jetë pjesë e ekipit madrilen deri në fund të kontratës....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)