Sport

Agjenti konfirmon të ardhmen e Pastores

Javier Pastore mund ta përfundojë karrierën te Paris Saint-Germaini, sipas agjentit të tij.

Pastore është një nga lojtarët që i ka shërbyer më së shumti PSG-së, nga lojtarët aktual, pasi ishte bashkuar me gjigantin francez më 2011 nga Palermo, transmeton Koha.net.

Ai shumë shpesh është lidhur me një largim nga kryeqyteti francez, por agjenti i tij Marcelo Simonian beson se 27 vjeçari mund të jetë përgjithmonë pjesë e PSG-së.

“Pastore e dashuron Francën, Parisin dhe PSG-në. Dhe mund të them se është e mundur që ai ta përfundojë karrierën aty”, ka thënë ai për TMW.