Sport

Beqiraj e sheh ndeshjen me Kosovën vetëm nga ana sportive

Fatos Beqiraj ka pranuar se ndeshja me Kosovën nuk do të jetë e zakonshme për të, ndërsa ka shtuar se sfidën e 7 qershorit e shikon vetëm në aspektin sportiv.

Beqiraj është prej lojtarëve kryesorë të Malit të Zi dhe në ndeshjet e fundit edhe kapiten i tij. Me shumë mundësi do të jetë kapiten i Malit të Zi edhe në ndeshjen që luhet në Podgoricë pas një muaji, në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2020", shkruan sot Koha Ditore.

Beqiraj 31-vjeçar është nga Peja, ndërsa famën si futbollist e ka arritur në Mal të Zi. Ai kishte vendosur të luante për Malin e Zi në një kohë kur Kosovës nuk i lejoheshin as ndeshjet miqësore, ndërsa këtë vendim e kishte marrë në konsultim me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kur Kosova u pranua në UEFA e FIFA, Beqiraj nuk bënte pjesë në planet e përzgjedhësit Albert Bunjaki. Ai vazhdoi të luajë për Malin e Zi, kundërshtarin e ardhshëm të Kosovës në eliminatoret për Evropianin e vitit tjetër.

"Nuk do të jetë një ndeshje e zakonshme për mua. Do të luaj ndaj vendit ku kam lindur, atje më jeton familja. Por ndeshjen e shoh vetëm nga ana sportive. Do të jap çdo gjë nga vetja për të shënuar fitore", ka thënë Beqiraj për mediumin malazias, "Dnevne Novine". Ai ka folur me respekt për përfaqësuesen e Kosovës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e ri të Kohës Ditore)