Sport

Rënia e Barçës në “Anfield” vë në pah varësinë e saj nga Messi

Nëse Lionel Messi nuk del për ta shpëtuar Barcelonën, atëherë asnjëri nuk do ta bëjë këtë.

Sulmuesi argjentinas ka shpëtuar Barcelonën vazhdimisht gjatë karrierës së tij, me gola të jashtëzakonshëm apo me asistime të jashtëzakonshme që kanë çuar skuadrën drejt disa titujve gjatë viteve.

Dhe ishte performanca e tij e shkëlqyer në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit që ndihmoi Barcelonën të shënonte fitore bindëse, ndonëse nuk ishte në natën e saj më të mirë. Messi shënoi dy gola javën e kaluar, ndërsa Barcelona fitoi 3:0, duke qenë në pozitë ideale për të arritur për herë të parë pas katër vjetëve në finale të Championsit, shkruan sot Koha Ditore.

Por kur Barcelona sërish ishte në telashe të mërkurën mbrëma në ndeshjen e kthimit, Messi nuk ishte në gjendje ta nxirrte atë nga "lloçi".

Liverpooli e përmbysi disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë në "Camp Nou", duke fituar në mënyrë spektakolare 4:0 në "Anfield Road", për të zgjeruar kështu shterpësinë e Barcelonës në Evropë edhe për një vit të paktën.

Humbja ka vënë në pah varësinë e Barcelonës ndaj Messit, që bëri një paraqitje solide, por nuk arriti të prodhojë më tepër gola epikë për të mbajtur skuadrën në garë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)