Sport

Natë speciale në Anfield, festa e “çmendur” pas kualifikimit në finale

Një atmosferë të jashtëzakonshme kanë krijuar fansat e Liverpoolit në Anfield Road pas një ndeshje spektakolare ndaj Barcelonës.

“Të Kuqtë” shënuan fitore prej 4 me 0 për ta eliminuar Barçën, e cila ndeshjen e parë e kishte fituar në shtëpi me rezultat prej 3 me 0, transmeton Koha.net.

Pjesë e kësaj nate speciale ishte Xherdan Shaqiri që dhuroi një asistim në këtë fitore historike.

E pas fishkëllimës së fundit “shpërtheu” Anfieldi në një atmosferë të jashtëzakonshme, e emocione të mëdha edhe nga lojtarët në fushë.

Këtë atmosferë të “çmendur” mund ta përjetoni në videon më poshtë.