Sport

Arnoldi tregon si e ekzekutoi kornerin për golin e katërt të Liverpoolit

Një asistim i mbrojtësit të Liverpoolit, Trent Alexander Arnold ishte vendimtar për ta çuar skuadrën e tij në finale të Ligës së Kampionëve.

Ai asistoi për Origin në minutën e 79, duke shfrytëzuar një pakujdesi në mbrojtjen e Barcelonës, transmeton Koha.net.

E mbrojtësi anglez thotë se ekzekutimi i atij korneri ishte instiktiv.

“Ishte thjesht instinkt. E sheh mundësinë. Gini është top lojtar, ai shënoi dy gola, dhe secili do ta mbajë mend këtë moment”, është shprehur Arnold.

Më poshtë mund ta përjetoni sërish këtë moment të Liverpoolit, në një nga rikthimet më sensacionale në futboll.