Sport

Ribery planifikon të vazhdojë karrierën

Descriptive Text

Sulmuesi i Bayern Muenchenit, Franck Ribery, planifikon të luajë edhe disa stinorë tjerë, pasi që të largohet nga skuadra bavareze në fund të stinorit.

Këtë e ka thënë Ribery 36-vjeçar të martën në një konferencë për media në Mynih. Në fundjavë është njoftuar se Ribery do të largohet pas 12 viteve në klub, transmeton Koha Ditore.

"Ka disa opsione, por është ende herët të them se çfarë do të ndodh stinorin e ardhshëm. Por, do të ketë diçka sigurisht. Unë do të luaj edhe për një apo dy vite tjera dhe më pas do të kthehem qind për qind në Mynih", ka thënë Ribery.

Ai nuk ka dhënë detaje se ku do të luajë stinorin e ardhshëm. Ribery iu bashkua Bayernit në vitin 2007 dhe fitoi 21 tituj të mëdhenj me skuadrën bavareze, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2013.