Sport

Hazardi i hapur për t’u transferuar në Madrid

Eden Hazard po kalon momentet e fundit si lojtar i Chelseat.

Ylli belg, thuhet se ka vendosur përfundimisht të largohet nga londinezët gjatë kësaj vere.

Për Hazardin, interesim të vazhdueshëm ka shprehur Real Madridi, që e dëshiron me çdo kusht lojtarin.

Edhe vetë Hazard e ka bërë të ditur dëshirën për të punuar me trajnerin Zinedine Zidane.

Hazard këtë sezon, po shkëlqen te “Blutë e Londrës” duke shënuar 19 gola dhe 13 asistime.