Sport

Federata s’i merr seriozisht kërcënimet me jetë nga Gjilani

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk i ka marrë seriozisht kërcënimet që të dielën i kanë bërë tifozët e klubit Gjilani në adresë të zyrtarëve të saj. Madje, edhe i kanë arsyetuar ato kërcënime, duke thënë se janë bërë "në të nxehtin e momentit".

Tifozët e Gjilanit, "Skifterat", kërcënuan zyrtarët e FFK-së pas humbjes së skuadrës së tyre nga Flamurtari. Ndeshja e luajtur të dielën në Gjilan u mbyll 0:1 për mysafirët, shkruan sot Koha Ditore.

"Skifterat" kërcënuan publikisht, përmes llogarisë në rrjetin Facebook.

"Tradita e krimit në futboll vazhdon! Prej sot çdo zyrtar i Federatës dhe refer i takimeve që niset në Gjilan do ta ketë seriozisht të cenuar sigurinë. Boll ma! Ju luani me ëndrrat tona, ne luajmë me jetën tuaj! Shihemi", thuhet në postimin e "Skifterave".

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, nuk merret shumë me kërcënimin sa merret me atë që do të duhej të ishin tifozët, e që, sipas tij, duhet të jenë shembull... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)