Sport

Real Madridi me ofertë për Kanten

Real Madridi po mendon të bëjë ofertë për mesfushorin defensiv të Chelseat, N'Golo Kante, raportojnë mediumet angleze të dielën.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane si opsion të parë për mesfushë e ka Paul Pogban e Manchester Unitedit, por në rast se dështon në transferimin e tij, atëherë do të kthejë sytë nga Kante.