Sport

Shields, nga abuzimet në fëmijëri te një kampione e padiskutueshme në boks

Është vetëm 24- vjeçare, por Claressa Shields nuk është e frikësuar që të përshkruajë veten si “femra më e madhe e të gjitha kohërave”. 

Ndoshta është gjë e guximshme, por ka shumë dëshmi për të mbështetur këtë mburrje të Shieldsit, që njihet me nofkën “T-Rex”, shkruan sot Koha Ditore.

Në prill, ajo është bërë kampione e padiskutueshme e botës në peshën e mesme, pasi mposhti gjermanen Christina Hammer në Atlantic City. Është vetëm femra e dytë pas Cecilia Braekhusit që mban katër titujt e mëdhenj të botës (WBC, WBA, IBF dhe WBO) në një kategori në boks profesionist dhe vetëm personi i gjashtë në të dy konkurrencat, femra e meshkuj.

Mirëpo, asnjëri nuk i ka fituar aq shpejt të katër tituj e mëdhenj siç ka bërë Shields. Ka arritur në maje të sportit të saj pas vetëm nëntë luftërave. “Nuk ka asnjë femër në botë që mund të më mposhtë mua nëse vendosim dorëza të boksit dhe luftojmë.

Unë kam arritur aq shumë”, thotë Shields, që ka fituar të artat olimpike në “Londra 2012” dhe “Rio de Janeiro 2016”. “Unë jam kampione e padiskutueshme. Jam e madhe pasi mendoj se jam e tillë dhe e kam dëshmuar këtë duke pranuar sfida të mëdha dhe duke mposhtur këto vajza që thonë se janë të pamposhtshme”. 

Nga nëntë fitoret në boksin profesionist, Shields dy i ka me ndërprerje dhe të tjerat me vendime unanime. Duke mposhtur Hammerin, ajo mposhti kundërshtaren më të vështirë, një boksiere të pamposhtur me 11 nokaute në emrin e saj...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)