Sport

Genoa konfirmon se Romero do t'i bashkohet Juventusit

Ekipi i Genoas ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Cristian Romero do të transferohet te Juventusi në fund të këtij edicioni, përcjellin mediumet italiane të premten.

Për Romeron, Juventusi pritet t'i paguajë Gennoas 30 milionë euro dëmshpërblim kurse argjentinasi 21-vjeçar, me ekipin e ri do të firmos kontratë pesëvjeçare, transmeton Koha Ditore.

"Sa i përket Romeros, në tashmë i kemi filluar negociatat me Juventusin. Transferimi i tij te Juventusi do të balancoj buxhetin e ekipit tonë", ka thënë presidenti i Genoas, Enrico Preziosi.

Romero ka shkëlqyer këtë edicion te Genoa dhe ishte ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A.

Ai ka 26 paraqitje në të gjitha garat kurse te Genoa u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Belgrano. Romero ka kontratë me Genoan deri në verën e vitit 2023.