Sport

Allan drejt PSG-s

Descriptive Text

Mesfushori i Napolit, Allan pritet të vazhdojë karrierën në Francë, te skuadra e PSG-s.

Mediumet franceze kanë raportuar të enjten se Allan tashmë ka arritur marrëveshje personale me PSG-n, që ka filluar negociatat me Napolin.

PSG-ja, është e gatshme të paguajë dëmshpërblim deri në 65 milionë për Allanin derisa Napoli po kërkon të paktën 80 milionë.

Allan te ekipi francez do të firmos kontratë katërvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ai ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka 44 ndeshje në të gjitha garat. 28-vjeçari, është reprezentues i Brazilit kurse karrierë në ka bërë edhe te Udinese, Granada, Maldonado e Vasco da Gama.