Sport

Kosovës mund t'i mungojë cilësia, por përvojën e ka të tepruar

Një grup të lojtarëve me shumë përvojë do ta ketë nën urdhra Miftar Ziberi, kur të hënën të nisë përgatitjet me Përfaqësuesen e Kosovës në volejboll, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova do të përgatitet për ndeshjet e para zyrtare, ato eliminatore për botërorin e vitit 2018. Fillimi nuk po bëhet me lojtarë të rinj e me perspektivë, por me shumë lojtarë në përfundim të karrierës, në të tridhjetat.

Madje në Përfaqësuese ka lojtarë edhe 38-vjeçar, që nuk është rast i shpeshtë në përfaqësuese të tjera evropiane. Kjo vlerësohet të jetë pasojë e mungesës së lojtarëve cilësorë të moshës së re. Po ashtu, ky fakt vlerësohet alarmant për të ardhmen e volejbollit të meshkujve në Kosovë, që ka kohë që nuk po i kalon ditët më të mira. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.