Sport

Napoli pas Rodrigos

Skuadra e Napolit ka shprehur interesim për sulmuesin e Valencias, Rodrigo që ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 60 milionë eurosh.

"Gazzetta dello Sport" ka njoftuar të mërkurën se Napoli tashmë ka kontaktuar Valencian dhe për transferimin e 28-vjeçarit, në fund të këtij edicioni i ka ofruar 50 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Rodrigo te Napoli shihet si zëvendësim ideal për kapitenin Lorenzo Insigne që ka kërkuar largimin n ga ekipi. Rodrigo ka shënuar 11 gola dhe ka tetë asistime në 45 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Ai ka kontratë me Valencian deri në vitin 2022 kurse karrierë ka bërë edhe te Benfica e Boltoni. Rodrigo ka edhe 17 ndeshje e pesë gola me Spanjën.