Sport

Hetemaj afër marrëveshjes me Brescian

Përparim Hetemaj pritet të jetë transferimi i parë i Brescias për edicionin e ardhshëm, ka njoftuar të hënën "Tuttomercatoweb".

Hetemaj tashmë është kontaktuar nga drejtuesit e Brescias që i kanë ofruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Ai është pjesë e Chievos, por do të largohet në fund të këtij edicioni, pasi ekipi do të bjerë në Serie B.

32-vjeçari këtë edicion ka 27 ndeshje në Serie A dhe dy gola të shënuar.

Ai ka kontratë me Chievon deri në vitin 2020, kurse pjesë e këtij ekipi është prej vitit 2011, kur u transferua pikërisht nga Brescia, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie A.