Sport

United synon të përfitojë 200 milionë funte nga shitja e Pogbasë dhe Lukakut

Klubi anglez fillimisht pritet të lejojë largimin e disa lojtarëve para se të bëjë përforcime për sezonin tjetër.

Paul Pogba dhe Romelu Lukaku janë dy lojtarët që prijnë në listën e largimeve të Manchester United.

Nëse për Pogban besohet që do të transferohet te Real Madridi, për Lukakun situata paraqitet ndryshe. Serie A mund të jetë një destinacion, por mund të ndodhë që ai të transferohet edhe në ndonjë kampionat tjetër, por klubet janë të informuara se duhet të paguajnë 80 milionë euro për belgun.

Thënë ndryshe, nga largimet e Pogba dhe Lukakut, United pritet të mbushë arkat me plot 200 milionë funte. Një shifër që do t’i japë mundësinë anglezëve të kenë akoma më shumë para për të shpenzuar në blerjen e futbollistëve të rinj.