Sport

Jardim beson se Monaco mund t’i nxjerrë probleme Juves

Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim, thotë se klubi i tij ka të njëjtën ambicie sikur Juventusi për të arritur finalen e Ligës së Kampionëve.

Dy ekipet përballen të mërkurën në Stade Louis II për ndeshjen e parë gjysmëfinale.

“Sigurisht se ndeshja e nesërme do të jetë shumë e rëndësishme, por mendoj se gjithçka vendoset në Torino. Edhe nëse pësojmë në shtëpi, jam i bindur se do të realizojmë në Torino. Shënuam tri herë në Dortmund, shënuam edhe ndaj Tottenhamit. Juve ka mentalitet fitues, mbrohen mirë, organizohen mirë dhe janë të fortë në sulm”, ka thënë Jardim para ndeshjes.