Sport

Vendimi për t'ua ndaluar pjesëmarrjen afrikanëve shkakton bujë në Itali

Descriptive Text

Organizatorët e një gjysmëmaratone në Itali janë tërhequr nga vendimi për të ndaluar pjesëmarrjen e atletëve nga Afrika, pasi ky vendim kishte shkaktuar zemëratë dhe po ashtu inicioi akuza për racizëm.

Kreu i garës së Triestes, që mbahet më 5 maj, ka thënë se vendimi ishte marrë vetëm për të vënë në pah keqpërdorimin që po iu bëhet atletëve afrikanë nga agjentët, shkruan sot Koha Ditore.

Por më pas vendimi për ndalim është anuluar pasi ka nxitur reagim nga shumë politikanë, që kanë vlerësuar këtë vendim si racist dhe kanë kritikuar politikanët e shquar të krahut të djathtë ekstrem për ushqimin e rasteve të tilla të ndarjes racore në vend.

"Këtë vit ne kemi vendosur të marrim vetëm atletë evropianë për të treguar se duhet të merren masa për të rregulluar atë që është një treg lartë i vlerësuar i atletëve afrikanë", tha organizatori i garës Fabio Carini për gazetën italiane "La Repubblica".

Ai ka thënë se atletët afrikanë po shfrytëzohen nga agjentët e tyre, që është një gjë që nuk mund të tolerohet.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)