Sport

Zeneli asiston në barazimin e Reimsit

Descriptive Text

Ylli i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, ka asistuar në barazimin e skuadrës së tij Reims ndaj Angersit në Ligue 1 të Francës.

Ekipet barazuan 1 me 1 në kuadër të xhiros së 34-të me Zenelin që asistoi për Cafaron në minutën e 63-të për të kaluar ekipin e tij në epërsi.

Tetë minuta më pas, vendasit barazuan përmes Manceaut.

Reimsi është i teti në tabelë.