Sport

“Ronaldo po përballet me futbollistin më të mirë në histori”

Xavi thotë se Cristiano Ronaldo është futbollist spektakular, por problemi i tij është se luan në të njërën kohë me futbollistin më të mirë në histori, Lionel Messi.

Dy yjet e La Ligas shpesh përshkruhen si më të mirët në botë në histori. Të dy ata kanë fituar çmimin e më të mirit që nga viti 2008 e deri tani.

Përkrahësit, profesionistët e ekspertët përherë diskutojnë kush është më i mirë, por ish-lojtari i Barçës thotë se anëtari i katalonasve është më i miri në histori.

“Cristiano Ronaldo është golashënues i lindur, futbollist spektakular”, ka thënë Xavi për “A Bola TV”. “Problemi i vetëm është që përballë ka Messin, që për mua është më i miri në histori. Ky është i vetmi problem që Ronaldo e ka, por ai është futbollist që shënon dhe vazhdon të lë shenja”.

Ylli i Real Madridit dhe Portugalisë, Ronaldo sivjet fitoi Topin e Artë për herë të katërt, ndërsa rivali i tij e ka fituar këtë pesë herë.

Image