Sport

Reali i gatshëm ta bëjë Hazardin lojtarin më të paguar në Bernabeu

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e do me çdo kusht yllin e Chelseat, Eden Hazard.

Belgu pritet të jetë një nga përforcimet e para të Real Madridit në afatin kalimtar të verës. E as ylli i Chelseat nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të luajtur në Madrid, madje e ka përsëritur disa herë diçka të tillë.

Kontrata me Chelsean i përfundon në verën e vitit 2020. Rinovimi nuk ka shanse të ndodhë dhe drejtuesit e klubit anglez janë të detyruar që ta shesin “yllin” e tyre, për të mos e humbur si lojtar të lirë, transmeton kp.

Sipas raportimeve të “The Sun”, Chelsea do e lejojë largimin e yllit të skuadrës për shumën e 100 milionë funteve.

Ndërkohë 28-vjeçarin e pret një kontratë faraonike te madrilenët. Presidenti Perez është gati t’i ofrojë 400 mijë funte në javë, ose ndryshe 24 milionë funte në vit, duke e bërë atë lojtarin më të paguar te Reali.