Sport

Kloppi thotë se është fans i Barcelonës, Cityt, e Tottenhamit

Foto: Reuters

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklarur se është një fans i Barcelonës, Tottenhamit dhe Manchester Cityt.

Si fans i futbollit Klopp thotë se kënaqet jashtëzakonisht shumë duke shikuar futboll të top ligave evropiane, e në veçanti është i lidhur ende me Bundesligën me klubet e preferuara të tij që janë Dortmundi, Werder Bremeni e Mainzi, transmeton Koha.net.

“Kurdo që kam kohë më pëlqen ta shikoj duke luajtur Dortmundin sepse ende jam i lidhur me të. Për më tepër janë tre ekipe që shikoj: City, Barcelona e Tottenhami. Gjithmonë më pëlqen t’i shikoj. E gjithashtu më pëlqejnë t’i shikoj edhe Werder Bremenin e Mainzin, me këtë të fundit edhe vazhdoj të jem i lidhur. Është mbresëlënëse se si luajnë nën menaxhimin e Sandro Schwarzit”, ka deklaruar Klopp për DAZN.